12 mijë euro gjoba për ata që shkarkuan Basri Sejdiun

0

Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka dënuar me nga 2 mijë euro anëtarët e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.

Siç tregon dokumenti i siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, arsyeja e këtij ndëshkimi është shkarkimi i kundërligjshëm i ish-drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

Sponzor

Xhevat Jakupi, Aida Rexhepi, Diana Dafota, Sadete Hadri, Agreta Gashi dhe Enver Gashi, janë gjobitur për moszbatim të vendimit të datës 21 korrik të vitit të kaluar, që i obligonte ta anulojnë këtë vendim.

Më 20 korrik të vitit të kaluar, Inspektorati i Punës kishte kërkuar që të anulohet vendimi i Bordit për shkarkim të Sejdiut, por këta të fundit nuk e kishin përfillur këtë vendim.

Ndonëse nuk e kishin zbatuar këtë vendim, Bordi ka drejtuar ankesë në shkallën e dytë të Inspektoriatit të Punës, për të cilën ky institucion e kishte refuzuar këtë ankesë.

“Vendimi i Bordit është në kundërshtim me dispozitat e nenit 70, paragrafi, 1.5, 1.6.1, 1.61. të anulohet vendimi i Bordit të ShSKUK-së, që mbanë datën 06.07.2020 për shkarkim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKUK-së, Basri Sejdiu”, thuhet ndër të tjerash në vendimin e Inspektoratit të Punës.

Sejdiu, që në kohën kur ishte shkarkuar e kishte quajtur vendimin si krejtësisht të padrejtë dhe të ndikuar politikisht ka deklaruar se anulimi i vendimit për shkarkimin e tij “konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK”.

Sejdiu, që në kohën kur ishte shkarkuar e kishte quajtur vendimin si krejtësisht të padrejtë dhe të ndikuar politikisht ka deklaruar se anulimi i vendimit për shkarkimin e tij “konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK”.

Sejdiu kishte filluar punën si drejtor i SHSKUK në vitin 2017 dhe e kishte mbajtur këtë pozitë deri kur u shkarkuar në mes të pandemisë, gjatë këtij viti

-Sponzor-