14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

0

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe jan Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Sponzor

Në zonën e verdhë janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë Mitrovica e Veriut e cila nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe, Mitrovica e Jugut e cila nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe, Leposaviqi i cili nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe, Gjilani që nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe, Gjakova që nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe, Kamenica që nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe, Zubin Potoku që nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe, Kllokoti që nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe, Shtimja që nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë, Istogu i cili nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë, Deçani që nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë, Rahoveci i cili nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë, Prizreni i cili nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë, Novobërda që nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë, Suhareka që nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë, Kaçaniku që nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë.

-Sponzor-