Po e preke Partinë, ke prekur vdekjen

0

Shkruan: Flamur Maloku, profesor dhe letrar

Kisha kohë pa e parë këtë “shokun”, me të cilin u takova rastësisht sot në rrugë. Ai insistoi që të pimë një kafe së bashku. Duke ditur qartë se ky ishte një simpatizues i flaktë i VV-së, unë natyrisht se ngurrova që të pija kafe me të. Këmbëngulja e tij, më vonë, ma ndryshoi tërësisht mendimin.

Sponzor

Gjatë bisedës që po e zhvillonim, pa një, pa dy, m’u drejtua me një diskurs të stërkequr, duke me thënë se VV-ja nuk e harron atë çfarë kishin thënë të tjerët dhe çfarë kisha deklaruar unë më parë në mediumet tona (kuptohet, kur e pata dhënë dorëheqjen nga ky subjekt). Duhet ta dini se, më tha ai, po qe se vijmë ne në pushtet, do të keni shumë probleme. Ma dha po edhe një sugjerim, më tha që të kërkoj “azil politik”.

Pas dëgjimit me kujdes të shtuar të këtyre fjalëve, mjaft i qetë dhe shumë i matur në atë që mendoja, ia ktheva dhe i kërkova që të më dëgjonte mirë. I thashë se nuk mund të më frikësonte me këtë diskursin e tij prej një paramilitari. Mendimi i një simpatizuesi të tillë dhe i VV-së më kujtoi vetëm diçka, ma kujtoi sloganin e Enver Hoxhës, në të cilin shkruhej: “Po e preke Partinë, ke prekur vdekjen”.

Pasi ia thashë këto fjalë, u ngrit papandehur dhe u nis pa më përshëndetur mua. Përshëndetja ime vetëm me zë ishte: Udha e mbrapshtë të qoftë!

-Sponzor-