Nderohet me medalje nga Haradinaj, familja Gjocaj

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e shtet” familjen Gjoci, në shenjë nderimi për të ndjerin, veteranin e UÇK-së, arsimtarin, Avdyl Gjocaj.

Medaljen e ka pranuar bashkëshortja e të ndjerit, Havë Gjocaj.

Sponzor

“FALEMINDERIT GJENERAL !

Gjenerali me plaget e lirise ne trup e me lirine e plagosur “neper kembe’ z.Ramush Haradinaj na paska nderuar sot me çmimin e ndare per babain tim (tashme ne nje vend me te mire se ne…) veteran te arsimit dhe luftes i cili kurre kompromis per atdhe nuk beri drite past’ Avdyl Gjocaj :

ME BESIM NE ZOT ATDHE E SHTET !

Çmimi u nda ne pranine e udheheqsve te shoqatave te dala nga lufta e UÇK-se dhe ne prezencen e trupave te Forcave te Sigurise se Kosoves perkatesisht Regjimentit te Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore.

Faleminderit GJENERAL
Faleminderit baba…!

 

“, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” Shpend Gjocaj, djali i Avdyl Gjocajt.

 

-Sponzor-