20.000 viktima nga koronavirusi në SHBA

0

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi sot se 525,704 raste të koronavirusit janë raportuar deri më tani në Shtetet e Bashkuara.

Teksa 20.486 njerëz kanë vdekur nga virusi, transmeton agjencia e lajmeve Reuters, sipas së cilës as shteti amerikan dhe as shërbimet shëndetësore territoriale nuk kanë konfirmuar të dhënat e sotme nga qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Numri i të infektuarve dhe të vdekurve është më i lartë, sipas Worldometers, i cili thotë se 550.655 njerëz u sëmurën në SHBA, ndërsa 21.667 kanë ndërruar jetë.

Shtetet e Bashkuara prinë në botë me numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

-Sponzor-