28 vjet pas 2 Korrikut ’90: Mikullovci krahason deputetët e atëhershëm me të sotmit

0

Mikullovci thotë se idealet e politikëbërjes në Kosovë kanë ndryshuar 28 vjetori i 2 Korrikut
28 vjet më parë ishte në mesin e 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, të cilët miratuan Deklaratën Kushtetuese.

Edhe sot Adem Mikullovci është në këtë pozitë në mesin 120 deputetëve sa ka Kuvendi i Kosovës.

Por dallimet tek përfaqësuesit e popullit, që ekzistojnë tash me atë kohë e shqetësojnë deputetin më të vjetër të Kuvendit të Kosovës, raporton T7.

Madje për Mikullovcin , përpos që ka ndryshuar mënyra e të bërit politikë në Kosovë, edhe pozita e deputetit tashmë është ndryshe.

Mos prezenca në seanca të shumta plenare por edhe lufta e pushtetshme, shpesh herë e rrezikshme është ajo e cila e shqetëson edhe më shumë 80 vjeçarin i cili është edhe shumë aktiv gjatë fjalimeve të tij në seancat plenare.

Për nderë të 2 korrikut, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim delegatët që nënshkruan deklaratën.

Por aty mungoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, Mikullovci ka pranuar ftesën nga kryeministri, por deputeti VV’së ka vendosur ta kaloj me qetësi këtë ditë historikë për të cilën Mikullovci po thotë se nuk po i kushtohet rëndësi nga institucionet.

-Sponzor-