30 vjet më parë, në mesin e delegatëve që me guxim të madh shpallën Kushtetutën e Kosovës në Kaçanik, ishte edhe delegati Mexhid Jetullahu!

0

Sot janë bërë 30 vjet, që nga dita kur delegatët e Kaçanikut, shpallën Kushtetutën e Kosovës.Në mesin e delegatëve të Kuvendit, ishte edhe Mexhid Jetullahu.Ai ishte njëri ndër organizatorët e kësaj ngjarje të madhe për historinë e Kosovës.

Përkundër presionit, rrezikut dhe kërcënimeve, Mexhid Jetullahu, së bashku me delegatët tjerë, morën guximin e madh që të nisin një epokë të re për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.30 vjet më parë delegatët e këtij Kuvendi, arritën që ta shpallnin Kosovën njësi të veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Sponzor

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.Delegatët e Kuvendit të Kaçanikut, duke përfshirë edhe Mexhid Jetullahun, ishin shpallur persona në kërkim nga regjimi i atëhershëm sllav.Ata ndiqeshin dhe përndjekeshin nga ana e policisë serbe.Përkundër kësaj, ata nuk u ndalën së punuari për çështjen e Kosovës dhe çlirimin e vendit nga regjimi jugosllavo-serb

-Sponzor-