4 vëllezërve jetimë që prekën të gjithë shqiptarët tashmë u rikthehet buzëqeshja

0

Ditëlindja e pestë riktheu buzëqeshjen dhe lotët e gëzimit në fytyrën e Xhulios.
Historia e trishte e katër jetimëve nga Sovjani i Maliqit, e transmetuar në Ora News, preku zemrat e shqiptarëve dhe ngjalli reagimin e institucioneve e shoqatave humanitare.

“Fundjavë ndryshe” iu bashkua menjëherë misionit për t’ua ndryshuar të ardhmen.

Sponzor

Ata pajisën me orendi shtëpiake banesën e katër djemve dhe ofruan paketa ushqimore.

Adnad Dushku Fundjave Ndryshe: Sot bëmë të mundur sjelljen e batanijeve, orendive, lodrave.

Shërbimi Social Rajonal tha se nuk ishin në dijeni të situatës, kjo për faj të mosfunksionimit të zinxhirit të institucioneve. Njësia e Mbrojtjes së fëmijëve në bashkinë Maliq nuk i kishte njoftuar.

Por për të fituar kohën e humbur përgatiti dokumentacionin për t’u dhënë djemve statusin e jetimit, ndërsa deri në një vendim gjykate për kujdestarinë ata do të zhvendosen pranë motrës së madhe.

Irena Bozdo, Drejtore e Shërbimit Social: Ne jemi rajonale dhe ndjekim të gjitha rastet deri në zgjidhjen e tyre.

Me barrën e peshës për rastin, Bashkia e Maliqit u angazhua për rikonstruksionin e banesës.

Azem Huhu, Bashkia Maliq: Morëm sigurinë nga motra dhe halla që deri sa bashkia të ndërhyjë me fondet e veta, fëmijët do sistemohen në fshatin Progër.

Por synimi në këtë ditë nuk ishte nxjerrja e përgjegjësive apo marrja e meritave.

E rëndësishme ishte rikthimi i shpresës në sytë e katër jetimëve.

Mision që u përmbush!

Lotët e dhimbjes janë tharë.

Xhulio dhe tre vëllezërit kanë nisur sërish të buzëqeshin!

Loading video
-Sponzor-