65-vjeçari më në fund e gjeti lumturinë

0

Një çift në Britani të Madhe rrëfejnë se si janë fejuar vetëm tri javë pasi janë njohur me njëri-tjetrin dhe si janë martuar në po atë vit, ndonëse burri është 32 vjet më i vjetër se gruaja.

Gruaja që tashmë është 40-vjeçare, Charity Wilson, nga qyteti Cheshire, e kishte takuar për herë të parë mësuesin e kimisë, Davidin, tashmë 72-vjeçar, gjatë një tubimi të të krishterëve në vitin 2012.

Davidi thotë se ra në dashuri me gruan e tij në shikim të parë dhe i bëri propozim për lidhje menjëherë, por pasi ajo nuk ishte e interesuar për një gjë të tillë në atë kohë, nuk e kishte marrë seriozisht ofertën e burrit.

Sidoqoftë, pas vetëm tri javësh nga takimi i parë, Charity e kuptoi se kishte rënë në dashuri me Davidin dhe kur ai sërish i propozoi lidhje, ajo e pranoi atë me gëzim.

Çifti u martua vetëm tetë muaj më vonë dhe janë të dashuruar që nga ajo kohë, ndonëse gruaja i ka dy vajza nga një marrëdhënie e kaluar. Ato madje e thërrasin “baba” burrin e dytë të nënës së tyre.

Përderisa marrin shumë shikime të çuditshme nga njerëzit e panjohur për shkak të dallimit të madh në moshë, ata kurrë më parë nuk janë ndier më të fortë së bashku pasi kanë kaluar shumë sfida.

-Sponzor-