Kandidati për deputet i VV-së: E duam kryeministrin dhe 7 ministri, LDK-ja boll i ka 3 ministri

0

Kandidati pêr deputeti i VV-së është shprehur i nervozuar me kolegêt nga partia e tij.

Sipas Ajet Poterës, VV-së i takon kryeministri dhe 7 ministri, ndêrsa LDK-së veç 3 ministri si dhe kryeparlamentari, shkruan Gazeta NewBorn.

Sponzor

Postimi i Poterës:

Nuk quhet ndryshim në qeveri me të njëjtit akter, për të cilin ndryshim kanë prit dhe kanë votuar populli. Ai ka votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim, nëse nuk i merr dikasteret të cilat kanë më së shumti ngecje, ai nuk quhet ndryshim por vazhdimësi e keq qeverisjes.
Po më bëjnë nervoz kolegët e mi të Lëvizjes me këtë ledhatim. Ne jemi fitues dhe i marrim Kryeministrin dhe këto ministri;
1. Ministrinë e Punëve të Brendshme
2. Ministrinë e Financave
3. Ministrinë e Drejtësisë
4. Ministrinë e Arsimit
5. Ministrinë e Shëndetësisë
6. Ministrinë e Punëve të jashtme
7. Ministrinë e Mbrojtjes

( edhe ministrinë e ekonomisë dhe infrastruktës është gjynah më ja dhënë dikujt tjetër)

Ju tjerët e merrni Kryeparlamentarin dhe tri ministri! Dy ministri ju takojnë minoriteteve, ose merrni ose lerëni fare!

Populli e sheh vetëm Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim dhe ajo është fituese ju tjetër nuk jeni. Ndryshimi është Lëvizja VETËVENDOSJ! Ju tjerëve ju kemi parë në qeverisje që 20 vite.
Dikush duhet të jap llogari dhe të dënohet për këtë gjendje. Lëvizja VETËVENDOSJE! Nuk ka qenë asnjëherë në qeveri.

-Sponzor-