9-vjeçari i dha fund jetës, u ngacmua në shkollë pasi deklaroi se është gej

0

Të enjten e kaluar, Jamel Myles, 9-vjeçar, u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai sapo kishte filluar klasën e katërt në shkollë këto ditë.

Sponzor

“Katër ditë shkollë iu deshën për ta vrarë veten. Ai nuk e meritoi këtë”, deklaroi nëna e tij, Leia Pierce.

Sipas nënës së tij, Jamel pak javë më parë ishte deklaruar se është homoseksual.

“Ishte kaq i frikësuar kur më tregoi”, tha nëna e tij. “Të dua pavarësisht gjithçkaje”, deklaron t’i ketë thënë nëna atij.

“Ai më tha se edhe në shkollë do u thotë njerëzve se është homoseksual, sepse është krenar për këtë gjë”, shtoi Leia.

Kurse, sipas nënës, pak para se të bënte vetëvrasje, ai i kishte treguar motrës se nxënësit në shkollë i kishin thënë “mbyte veten” pasi që u deklarua si homoseksual.

Autopsia vërtetoi se shkaku i vdekjes së tij është vetëvrasja. /Gazeta Express

-Sponzor-