A do të derdhen ujërat e zeza në Liqenin e Badovcit?

0
Sot do te inaugurohet fabrika e dytë e trajtimit të ujërave të zeza, në vlerë me më shumë se 700 mijë euro, e ndërtuar në territorin e Republikës së Kosovës e cila do t`i dorëzohet përfituesve – Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, gjatë ceremonisë zyrtare.

Ceremonia do të fillojë në vendin e fabrikës së sapo ndërtuar të trajtimit të ujërave të zeza, në bregun lindor të Liqenit të Badovcit, pranë fshatit Mramor dhe do të marrin pjesë Ambasadori i Republikës Çeke Ivo Silhavy si dhe Drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Çek Pavel Frelich, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante.

-Sponzor-