A do të flasë SHQIP në mes të Rusisë në finale? Ja si përgjigjet Era Istrefi

0

Era Istrefi do të performojë në natën finale të kampionatit botëror të futbollit.

Këngëtarja kosovare do të fluturojë shumë shpejt drejt Rusisë për tu përgatitur për finalen e 15 korrikut, transmeton Gazeta NewBorn.

Por para se kjo të ndodhë, Era u ndal në Tiranë, ku dhe zhvilloi një takim me Presidentin Ilir Meta, të cilët bashkë me disa artistë të tjerë, mbrëmjen e kaluar ndoqën ndeshjen Zvicër-Kosta Rica.

Ndeshja u mbyll në favor të Zvicrës, falë golit të shqiptarit Blerim Xhemaili. E pyetur nëse ajo do flasë shqip gjatë performancës për të shfaqur anën shqiptare, Istrefi u përgjigj: ‘Do e gjej mënyrën’./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-