A do të largohet edhe Haskuka nga Vetëvendosje? Përgjigjet ai

0

Kryetari i Prizenit, Mytaher Haskuka, ka folur për përçarjen e subjektit politik në të cilin bën pjesë, Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë në KTV se gjendja në të cilën ka ardhur VV, si dhe procesi që është duke vazhduar, “po bëhet vetëm për ta dobësuar Lëvizjen Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se mbështet kryetarin e partisë, Albin Kurti.

“Unë mendoj se Albini është kandidati më i duhur, ishte kandidati më i votuar në zgjedhje nacionale dhe ka përgatitjen më të mirë brenda Lëvizjes Vetëvendosje”, është shprehur Haskuka.

Haskuka u deklarua edhe për të ardhmen e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Për fund, unë si Mytaher, do të qëndroj në Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk do të largohem”, theksoi Haskuka.

-Sponzor-