A e dini sa shtëpi për skamnorë ndërtoi Hoxhë Halil Kastrati këtë vit?

0

Ai u kthye nga diaspora dhe mori një mision humanitar, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Kosovës të cilët kanë mbetur pa gjërat më elementare dhe pa kulm mbi kokë.

Kastrati është themelues i Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe bashkë me bashkëpunëtorët e tij të vullnetit të mirë identifikojnë dhe ndihmojnë familjet në nevojë.

Sponzor

“Për një vit e gjysmë kemi arrit me i bërë më kulm mbi kokë 29 familje. 20 shtëpi e 9 banesa. Nuk ka dy javë ditë që ne brenda 10 dite kemi blerë 2 banesa në qytetin e Skenderajt për dy familje. Po synojmë me arrit që këtë vit me i bë 30 familje me strehë. Një lajm i mirë është që ne kemi bërë një kërkesë në Kuvendin Komunal të Prizrenit për 30 ari tokë edhe me i nis 10 shtëpi menjëherë dhe shpresoj që kërkesa do të miratohet”, thotë ai.

“Është parim i joni fetar që varfëria i ka dyert hapura për të gjithë ne. Në kuzhinën tonë ushqehen edhe pjesëtarë të besimit katolik, si dhe komunitetet tjera siç janë boshnjakët, turqit, ashkalinjtë, romët. Ne jemi në shërbimin e nevojtarëve pa dallim ngjyre e feje”, thotë Halil Kastrati.

-Sponzor-