A janë tash shqiptarët me Hillaryn apo me Trumpin? Ja çfarë thotë Thaçi

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale në SHBA, kishte shfaqur hapur mbështetjen e tij Hillary Clintonin, duke thënë se edhe të gjithë shqiptarët e mbështesin atë në garën për presidente.

Në një intervistë në Klan Kosova me datë 13 tetor 2016, Thaçi e kishte krahasuar madje Donald Trumpin edhe me Boris Jelcinin e Sadam Huseinin.

Sponzor

Sipas Thaçit fakti që Trump i kishte kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-së tregon se ai është kundër lirisë së Kosovës.

“Pas deklaratës së z. Trump sa i përket bombardimeve të NATO-së. Unë nuk njihem personalisht me Trump. Ajo që dua të them është që të jesh kundër atij intervenimi humanitar të udhëhequr nga SHBA-ja dhe NATO, do të thotë të jesh kundër lirisë së një vendi dhe ndërprerjes së gjenocidit dhe spastrimit etnik. Është një qëndrim që e kanë pasur më herët Jelcini, apo Sadami. Nga ato që i kam dëgjuar më herët, nuk befasohem. Por ajo që është mirë është që demokracia në botë është në favor të mbështetjes së ish-sekretares Clinton, prandaj më vjen mirë që gjithë shqiptarët që kudo që jetojnë, sot janë në mbështetje të Hillary Clinton për presidente të re. Mendoj se është qëndrim i drejt dhe shumë parimor, dhe në interes të kauzës shqiptare të paqes dhe stabilitetit në rajon. Janë qëndrim që nuk përkojnë me demokracinë dhe vlerat demokratike. Shqiptarët i gëzohen Hillary Clintonit. Ndihem mirë që shqiptarët janë bashkuar në mbështetjet të sekretares Clinton. Unë kam besim në nuhatjen e shqiptarëve atje. Duhet të dihet se kush i gëzohet fitores së Hillary Clintonit, dhe fitores eventuale që nuk do të ndodh të Donald Trumpit”, kishte deklaruar Thaçi.

Por nuk kanë kaluar as dy vjet plotë dhe qëndrimi i tij karshi Donald Trumpit ka ndryshuar për 360 shkallë.

Tashmë presidenti Thaçi mezi pret që të takohet me të, dhe thotë se shqiptarët janë populli më pro-Trumpist.

“Unë pres me padurim që ta takojë. Raportet e Kosovës me administratën e Trumpit janë të shkëlqyera. Sot qytetarët e Republikës së Kosovës, i pëlqeu apo si pëlqeu dikujt, shqiptarët janë qytetarët me pro-Trumpist. Mund të them lirisht njëjtë si në SHBA sepse e duan Amerikën”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Vizion Plus me 20 shtator 2018.

-Sponzor-