A mund të kualifikohet Kosova në “Euro 2020”? Flet babai i Valon Behramit

0

Ragip Behrami mendon se Kosova ka shanse shumë të mira që të shkruajë histori duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Ragip Behrami, babai i futbollistët të njohur kosovar, Valon Berisha, në një intervistë në “Frontal” në Televizionin 7, tregoi se ka ardhur në Kosovë për t’i përkrahur “Dardanët”, raporton Gazeta Express.

Sponzor

Ai shpreson në një fitore sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë.

Sipas Behramit, Kosova ka shanse shumë të mira që të kualifikohet në “Euro 2020”, pasi në Grupin A, përveç Anglisë, vetëm Çekia mund t’i shkaktojë probleme “Dardanëve”.

“Vijmë nga një ecuri fantastike, 11 ndeshje pa humbje. Kështu që gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2020 janë shumë të mëdha. Përveç Anglisë, s’ka ekipe shumë të forta”, tha ai.

“Anglia është e padiskutueshme, por mendoj se vetëm Çekia është kundërshtari më i vështirë për Kosovën në Grupin A”.

“Nuk do t’i humbasim shpresat, sepse lojtarët e Kosovës po punojnë shumë për të arritur nivele më të larta. Nëse sonte marrim tri pikë, mendoj se Kosova do të shkojë larg”.

-Sponzor-