Abdixhiku: Rritja e pagave rrezikon të realizohen projekte kapitale

0

Numër i madh i projekteve mund të mos realizohen gjatë këtij viti, për shkak të rritjes së pagave nga Qeveria e vendit. Rreth 10 milionë euro në vit, parashihet që do t’i kushtoj buxhetit kjo rritje.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se rritja e pagave në përputhshmëri me nevojat social-ekonomike dhe i padrejtë ndaj taksapaguesve.

Sipas tij, në vend se të realizohen projekte Qeveria ka marrë që paga e kryeministrit të jetë dhjetëfishi i pagës mesatare në Kosovë dhe pothuajse njëzetfishin e pagës minimale.

Sponzor

“Buxheti mund të trajtohet duke shkurtuar projekte kapitale, duke mos realizuar qëllimet e përcaktuara me ligjin për buxhetin, pra natyrisht është fare e lehtë që i gjithë buxheti të shpenzohet në paga, por nuk është e drejtë”.

“Prandaj si vendim politik është i gabueshëm, si vendim financiar është i kushtueshëm dhe si vendim ekonomik është i pavend”.

“Si akt politik është jo në përputhshmëri me nevojat social-ekonomike të Kosovës dhe i padrejtë ndaj taksapaguesve sepse i vendos pagat e zyrtarëve publik në radhë të parë kryeministrit në dhjetëfishin e pagës mesatare në Kosovë, pothuajse njëzetfishin e pagës minimale. Pra, si vendim politik është jo i mirë jo shembull i mirë, fare duhet ta jap Qeveria e një vendi të varfër”.

Abdixhiku ka kërkuar sqarim nga ministria e Financave sqarim sa i përket kostos së saktë se sa mjete do të shpenzohen për pagat, raporton EO.

“Kam kërkuar sqarime nga ministria e Financave për të na drejtuar përgjigje të sakta dhe llogaritje të sakta. Jam në pritje të kësaj llogaritje, por flitet rreth diku 10 milionë euro kosto vjetore për gjithë zinxhirin e shërbyesve publik që i prek rritja e pagave”.

Kur foli për rishikimin e buxhetit ai tha se Qeveria s’do ta nuk do të ndërmarrë një veprim të tillë.

“Nuk ka obligim ligjor se kur do të ndodhte një gjë e tillë do të mund të ndodhte në këtë kohë, por sipas të gjitha gjasave Qeveria nuk do ta rishikoj fare buxhetin”.

-Sponzor-