Abrashi: Kurtin ne e bëmë kryeministër, narracioni i VV’së më shumë indoktrinim se sa politikë normale

0

Deputeti i LDK’së Arban Abrashi, thotë se kanë qenë të bindur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të tyre. Ai tha gjithashtu se Albin Kurtin Lidhja Demokraktike e Kosovës e ka bërë kryeministër, shkruan Gazeta Metro.

Abrashi tha se LDK’ja do të respektonte cilidon vendim që do të sillte Kushtetusja, duke qenë si oragani më i lartë në vend.

“Realisht e themi po atë qëndrim që e kemi thënë edhe kohë më parë që LDK-ja do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese – jo vetëm këtë, por edhe vendimet e mëhershme – sepse, Gjykata Kushtetuese si organi më i lartë duhet të respektohet. Mbi të gjitha është edhe obligim ligjor dhe kushtetues që të gjitha organet publike, duke përfshirë edhe Kuvendin dhe Qeverinë, të respektojnë dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese”, tha Abrashi në Klan Kosova.

Tutje, ai shtoi se Kurti ka ardhur në pushtet falë tyre, dhe se narracioni i Vetëvendosjes ishte më shumë indoktrinim se sa politikë normale, ndërsa komentoi edhe deklaratat ofenduese të VV’së për LDK’në.

“Kjo aspak nuk është e vërtetë. Ndjej keqardhje për këtë gjuhë dhe narracion që po e shtyn përpara Lëvizja Vetëvendosje, dhe më shumë duket si indoktrinim se sa politikë normale. Po flasim për demokraci parlamentare ku gjithçka sillet rreth Kuvendit që zgjedh organet e tjera, si presidentin dhe qeverinë”, përfundoi ai

-Sponzor-