Aksident i rëndë në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë (Foto)

0

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur paraditen e sotme në magjistralen Prishtine-Mitrovicë, në të cilin një person është lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës në fshatin Pestovë.

Sponzor

 Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Aksident me lëndime në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë. Një i lënduar, në aksidentin ku janë përfshirë tri vetura. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 9″.

-Sponzor-