Aksident me fatalitet, një burrë dhe grua humbin jetën

0

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në aksin Sarandë- Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.

Një makinë është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë.

Sponzor

Burime për Report Tv bëjnë me dije se turistja italiane ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Në pamjet e aksidentit, dallohet trupi i turistes italiane që ka mbetur shtrirë përtokë.
Në rrugë duket edhe motori ku po udhëtonin dy turistët italianë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje.

 

-Sponzor-