Aksident trafiku në Prishtinë, një i lënduar

0

Një person është lënduar në një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 18:30 në Prishtinë. Gruaja po merr tretman mjekësor në QKUK. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Bill Clinton’.

Rastin për Express e ka konfirmuar  policia e Kosovës që ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.

Në aksident janë përfshirë dy makina.

“ Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime, bëhet fjalë për një femër  e cila menjëherë është transportuar për tretman mjekësor në QKUK’, thotë Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Aktualisht segmenti rrugor që çon në drejtim të Fushë Kosovës është i mbyllur për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

-Sponzor-