Aksidenti i autobusit me kosovarë në Serbi, flet Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd

0

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku ka thënë se të gjithë pasagjerët të cilët pësuan lëndime nga aksidenti i sotëm në Serbi, janë jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka thënë ai në një prononcim të tij për klankosova.tv ndërsa potencoi se janë nëntë persona të lënduar, shtatë nga të cilët janë liruar nga spitali ku ishin dërguar për trajtim, transmeton Gazeta NewBorn

”Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, dy nga nëntë të lënduarit janë duke vazhduar trajtimin e mëtejshëm”.

Sadiku po ashtu ka folur edhe për sjelljen e autoriteteve serbe në lidhje me këtë rast.

”Sjellja e autoriteteve serbe ka qenë korrekte në komunikim. Vazhdojmë komunikimin”.

Më tej Sadiku për klankosova.tv tha se gjatë ditës do t’i vizitojë të lënduarit nga ky aksident që ndodhi sot në Kurshumli të Serbisë./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-