Aksidentohet autobusi, ndërrojnë jetë 5 udhëtarë

0

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë lënduar pasi një autobus i rrëmbyer i goditi këmbësorët e rastit në provincën linore të Kinës, Fujian. Lajmin e kanë bërë të ditur mediet shtetërore kineze. Policia e ka arrestuar rrëmbyesin që me vete e kishte një thikë, ndërsa rasti është në hetim e sipër.

Incidenti ndodhi rreth orës 3 e 20 minuta të pasdites sipas kohës lokale në qytetin Longyan. Në mesin e të vdekurve raportohet se është edhe një polic. Në një video të publikuar nga një faqe kineze shihen të lënduarit e shtrirë në rrugë afër një autobusi të dëmtuar. Në të shihet edhe policia duke e shtrirë në tokë një person.

Sponzor

Kina është përballur me disa incidente të tilla gjatë këtij viti. Muajin e kaluar një veturë i goditi disa fëmijë që po e kalonin rrugën afër shkollës, duke lënë të vdekur pesë fëmijë dhe duke lënduar 18 të tjerë.

Ndërkaq, më herët gjatë këtij muaji 15 persona vdiqën kur një autobus ra nga ura pasi një udhëtar kishte filluar të rrahej me shoferin, shkruan “NDTV”

-Sponzor-