Aksioni në veri, policia jep detaje

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës, janë realizuar disa bastisje që ndërlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

“Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor”, ka konfirmuar zëdhënësi I PK’së për Gazetën Express.

Sponzor

Gazeta Express merr vesh se janë arrestuar ish-polici Dragisha Markoviq dhe Sasha Curciq, Milosh Roshiq për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

E policia thotë se në konsultim me Prokurorin kompetent ndaj të njejtëve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore.

Sipas disa videove që janë dërguar në adresë të Gazetës Express, dëgjohet se pjesa veriore e Mitrovicës ka lëshuar alarmin. /GazetaExpress/

-Sponzor-