Aktivistët e VV’së tentojnë të futet në oborrin e Kuvendit ku Thaçi po mbante konferencë: Arrestohet një person

0

Disa aktivistë të Vetëvendosjes në mënyrë të pavarur kanë mbajtur një protestë derisa presidenti Hashim Thaçi po mbante një konferencë para gazetarëve, shkruan Gazeta Metro.

Pas përfundimi të konferencës së presidentit, njëri nga aktivistët të cilët po protestonin para Kuvendit të Kosovës është arrestuar dhe këtë e ka konfirmuar edhe shoku i tij.

Personi i arrestuar është Veron Hasani, aktivist i Vetëvendosjes.

“Veroni ka shprehur mendimin e tij, e ka shprehë vendimin e lirë duke folë me të madhe, qaq ka qenë vepra e tij, për të cilën është rrahë dhe arrestu”, tha Fitim Pacolli.

Më poshtë keni pamjet./

-Sponzor-