Albin Kurti: Deputetët iu bashkuan tradhtisë së Hashim Thaçit

0

Pas votimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se deputetët iu bashkuan tradhtisë së presidentit Hashim Thaçi, për territorin e Kosovës.

“Iu bashkuan dhunës policore mbi deputetët e Kuvendit, shumica e deputete të VV-së ose u arrestuan ose u përjashtuan padrejtësisht. Jemi më të bindur se kurrë se njëherë është dashur korigjimim e më pastaj ratifikimi që njëherësh është dashur të startohet kushti për luftimin e krimit dhe korrupsionit me vendim të formës së prerë të Gjykatave dhe më pas ajo për demarkacioni”,ka thënë Kurti.

Sponzor

Sipas tij, në vend që Thaçi ta ndryshojë nënshkrimin e tij në Podgoricë është dashur që Qeveria të fillojë bisedime me Malin e Zi.

“Bashkë me mua është nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Kolçaku e cila është përjashtuar nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.Është e qartë se kryeparlamentari Veseli shau publikisht dhe është një gjë e tillë tejet e paskrupull që të mos reagojë çdo qytetarë i Republikës, çdo zyrtarë i vendit dhe i huaj pasi është njeriu më i gabuar për të qenë në vendin ku është”,ka përfunduar Kurti./

-Sponzor-