Albulena Haxhiu arsyeton përodrimin e veturës zyrtare për nevoja familjare: Nuk e kisha burrin këtu

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive ku shihet duke dërguar fëmijën e saj në çerdhe me veturë zyrtare.

Haxhiu është munduar të arsyetoj veprimin e saj duke thënë se ishte e detyruar që të shkonte me veturë zyrtare nga ministria sepse nuk kishte mundësi tjetër.

Sponzor

“Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të! Kaq në lidhje me këtë lajm”, ka shkruar Haxhiu.

E për ketë ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së PDK’së dega në Pejë, Arton Muhaxheri i cili ka thënë se kur VV ishte në opozitë publikja ishte e shoqërisë por tani që janë në pushtet mund të jetë edhe private

“Kur VV ishte ne opozite publikja ishte e shoqërisë, tash kur VV është në pushtet publikja mund te jetë edhe private. Kjo është Albulena Haxhiu që e shfrytëzon privatisht veturën zyrtare”, ka shkruar ai në FB.

Kujtojmë që, Haxhiu dhe partia e saj Vetëvendosje, vazhdimisht kishin akuzuar qeveritë e kaluara për veprime të tilla

-Sponzor-