Analisti kosovar i cilëson primitive deklarimet e Zogianit të VV-së për Malishevën

0

Analisti kosovar, Petrit Zogaj, e ka kritikuar ashpër Avni Zogianin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nga pozita e zëvendësministrit në Qeverinë Kurti, i ka thënë Fatmir Limajt që të merret me Malishevën sa i përket situatës me COVID-19 meqë atje qeveris Nisma, raporton Gazeta Express.

Një deklaratë të tillë të Zogianit, Zogaj po e cilëson si skandaloze, provinciale dhe primitive, duke shtuar se Malisheva dhe banorët e asaj pjese nuk janë pronë e asnjë individi.

Zogaj thotë se Qeveria Kurti dhe zëvendësministri në fjalë do të duhej të merreshin me situatën emergjente, në vend se të bënin deklarime të tilla.

Reagimi i plotë i Zogajt:

Se rreshqisin njerezit kur kane pak pushtet, kete e kam pa per gati dy dekada, ama qe e humbin kontrollen kaq shpejt e kaq turpshem nuk e kam prite. Qe psh, ky far zevendes-ministri shkon e ben nje deklarate kaq skandaloze duke e pronesu nje komune e 70 mije banore per nje lider politik. Pra i thote ‘shko merru me komunen tane.’ Kqyre Ti, Limaj as kryetar komune nuk eshte e Malisheva e 70 mije banoret e saj nuk jane prone e Fatmir Limajt. Do duhet te ishte ky far zevendesministri qe te merrej me raste emergjente dhe qeveria e tij, e jo me be keso deklaratash kaq primitive e provinciale sikurse kjo. Sepse, sipas kesaj logjike, secili e secila do te duhej me u marre me komunen e vet, qe i bie vet ky zevendes te merrej me komunen nga vije, e askush me Kosoven e qytetarin e saj. Kjo deklarate, per me teper vjen nga nje subjekt polltik, qe kete provincializem e kishte luftu dikur. E turpshme.

-Sponzor-