Analisti nga Amerika tallet me sondazhin e Armend Mujës që e publikoj TV Dukagjini: Sharlatanizëm dhe diçka flagrante

0

Analisti kosovar, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e i cili në vazhdimësi merret me parashikime politike ka reaguar pas sondazhit të porositur të Armend Mujës i cili u prezantua sot në TV Dukagjini, shkruan Gazeta Metro.

Baraliu i cili është njohës i sondazheve dhe përgatit projeksione të tilla, ka gjetur një mori gabimesh dhe shkelje amatoreske nga Armend Muja i VV’së.

Sponzor

Ai thotë se për të bërë sondazhe me margjinë të gabimit të ulët, vetëm në Prishtinë duhet së paku të anketohen vetëm mbi 1ooo anketues.

Tutje, ai thotë se sondazhi i Riinvest që mbrapa saj qëndron Armend Muja i VV’së, është sharlatanizëm i sondazhit.

Postimi i plotë nga Baraliu:

Pastaj po cuditeni kur po satirizoj mbi ‘hulumtuesit’ e sondazheve… 🤦🏻‍♂️

I kane anketuar vetem 1100 persona te shperndare neper gjitha regjionet, dhe permes tyre e kane parashikuar rezultatin neper regjione veq e veq🏋🏻‍♂🏋🏻‍♂🏋🏻‍♂!!!

Matematika kerkon qe per te parashikuar rezultatin ne Prishtine, per shembull, mostra minimale duhet te perbehet nga mbi 1000 anketues vetem nga Prishtina. Me vjen keq por kur nje institut, si Riinvest, publikon dicka kaq flagrante, nuk kemi se si mos ta quajme sharllatanizem te llojit me elementar. 😥

-Sponzor-