Anëtarja e AAK-së e konsideron Kuvendin si të dështuar, kujton kohën kur partitë kishin unitet

0

Anëtarja e AAK-së, Erblina Tahiraj e ka quajtur legjislaturën aktuale si të dështuar.

Ajo ka kritikuar legjislaturën aktuale nëpërmjet një postimi në Facebook, duke kujtuar kohën kur partitë politike të Kosovës kishin unitet, transmeton Ballkani.info

Sponzor

Kjo ishte koha kur përkundër dallimeve politike, liderët nga pozita e opozita ishin të bashkuar saherë që kishte nevojë, për qytetarët dhe Kosovën, shkruajti Tahiraj.

Ky është postimi i plotë i saj:

Legjislaturës së dështuar

Kjo ishte koha kur përkundër dallimeve politike, liderët nga pozita e opozita ishin të bashkuar saherë që kishte nevojë, për qytetarët dhe Kosovën.

Sot, në Parlamentin e Kosovës për fat të keq është instaluar një mendësi refuzuese, papjekuri politike dhe urrejtje ndërpartiake. Ajo që mund të mbajmë në mend nga legjislaturat e fundit të Parlamentit të Kosovës janë fyerjet dhe nënçmimet mes deputetëve, të cilët për asnjë moment nuk arrijnë të përmbushin nevojat e qytetarëve. Është e turpshme për disa nga liderët dhe deputetët e Republikës së Kosovës të cilët nuk i bashkon në asnjë mënyrë, asgjë.

Arroganca, papërgjegjësia dhe neglizhenca duhet të marrin fund.
E besoj fuqishëm që dënimin do e merrni në zgjedhjet e ardhshme, atëherë kur legjislatura e zgjedhur do të ketë pamje tjetër, shpresoj PA shumicën prej jush.

Erblina Tahiraj

-Sponzor-