Anglezja ofron 2 000 paund për dikë, arsyeja e çuditshme

0

Një grua nga Bristoli i Anglis, duket se e ka shumë të vështirë për të marrë vetë vendimet për jetën e saj.

E gjendur në këtë situatë gruaja e mbetur anonime ka kërkuar dikë që ta ndidhmojë me këtë çështje madje ajo ka ofruar edhe një shpërlim rreth 2000 paund nëse dikush do i gjendet prane.

Sponzor

Gruaja njoftimin e ka nxjerrë njoftimin në Bark.com duke kërkuar ndihmë pas një viti të keq.

Ajo shkruan: “Hi, pak e çuditshme kërkesa ime, por në thelb, ndihem sikur kam nevojë për dikë që të marrë vendimet e mia për mua. Unë kam pasur një vit të keq dhe do të doja që dikush të merrte “kontrollin” e jetës sime. Unë nuk kam asnjë ide nëse ekziston një gjë e tillë, por kam vendosur të kërkoj, prandaj mendova se ishte me vlerë. Jam e gatshme për të paguar 2000 Paund”.

Gruaja ka shpjeguar të gjitha gjërat e tmerrshme që i kishin ndodhur asaj së fundmi, duke përfshirë marrëdhënien jo të mirë me të dashurin, dhe madje humbjen e një sasie parash që ajo i kishte dhënë një miku, ndërsa udhëtonte në Zelandën e Re.

“Unë jam plotësisht e paaftë për të bërë zgjedhjet e duhura me veten time”, shkruan ajo. /albeu.com/

-Sponzor-