Ankohet “jarani” i Kurtit, Lajcak: Grenell e Thaçi s’po pranojnë të flasin me mua, kam provuar shumë t’i kontaktoj

0

Emsiari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajcak, ka thënë se i dërguari i SHBA’së, Richard Grenell dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po pranojnë të flasin me të përkundër përpjekjeve të tij, shkruan Gazeta Metro.

Lajcak sot ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet të emërojë sa më parë kryenegociatorin e ri për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Sa i përket dialogut, ai ka thënë se ka tentuar të kontaktojë disa herë më Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, por se ky i fundit ka thënë se është i zënë në luftën kundër koronavirusit.

Veç kësaj, ai ka thënë se ka bërë përpjekje vazhdueshme të kontaktojë edhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, por që nuk ka marrë përgjigje, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk do të pranojë të jetë në një tavolinë ku është edhe Miroslav Lajçaku.

Thaçi ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me Emisarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, për shkak se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Çështja e dialogut nuk duhet të jetë garë në spektrin politik. Duhet të ektë unitet. Shrpesoj në koordinim me Hotin si kryeministër. Do ta luaj rolin tim kushtetues dhe ligjor. Nuk më ka marrë malli për takime me liderë të Serbisë. E kam bërë të ditur se nuk do të shkojë për dialog në Bruksel. Kjo për shkak se zotëri Lajcak e ka bërë të ditur se nuk e njeh Kosovën dhe unë nuk shkoj të bisedoj atje ku ka dialog Prishtinë-Beograd”, tha Thaçi mbrëmë në T7.

Ndryshe, Presidenti i vendit javëve të fundit ka pasur marrëdhënie më të tensionuara me zyrtarë të BE’së për shkak të emërimit të Lajcakut.

Përveç kësaj, ai ka thënë se BE padrejtësisht po i mban qytetarët e Kosovës të izoluar, duke mos hequr vizat pas një dekade përpjekje e negociatash.

-Sponzor-