Anomalia e radhës, Rusia paralajmëron Zvicrën, prapë e lidh me shqiptarët

0

Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Serbisë tani më ka nisur të tendosë edhe vetë organizatorin e Kupës së Botës.

Pas medieve serbe, të cilat tash e një kohë të gjatë kanë shpikur provokime të ndryshme nga futbollistët shqiptar që luajnë për Zvicrën, kanë reaguar edhe zyrtarët rusë.

Ata e kanë paralajmëruar Federatën e Futbollit të Zvicrës që tifozët e saj nuk guxojnë të kenë flamuj të Kosovës apo të Shqipërisë së Madhe. Rusët kanë kërkuar që në stadium të mos ketë asnjë simbol që lidhet me Kosovën.

Ndërkohë serbët këtë paralajmërim e kanë lidhur me faktin që Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur se në këpucët e tij do të jetë edhe Flamuri i Kosovës, prandaj diçka të tillë mund të bëjnë edhe tifozët.

-Sponzor-