Arben Vitia: Ishim të papërgaditur për pandeminë

0

Në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, dëshmon Arben Vitia, ish-ministër i Shëndetësisë.

Ish-ministri Arben Vitia ka thënë se me fillimin e paraqitjes së rasteve, Kosova ka qenë e papërgatitur, ku kanë munguar pajisjet mbrojtëse.

Sponzor

Vitia ka thënë se punën ua ka vështirësuar edhe sistemi i brishtë në Kosovës që është trashëguar për 20 vjet.

“Është vështirë të thuhet se cilin model e kemi marrë. Pandemia në mars u bë shumë e frikshme dhe raportet tregonin që kjo pandemi kishte të panjohura. Jo vetëm Kosova pothuajse asnjë shtet nuk kanë qenë të përgatitura për një pandemi të tillë dhe rezervat për materialin mbrojtës ka ë qenë të ulët, por edhe stafi shëndetësor ka qenë i pa përgatitur”.

“Për shkak të materialeve mbrojtëse ne jemi përballur edhe me disponim të maskave vetëm për klinikat. Është një sistem i brishtë shëndetësor që janë trashëguar për 20 vite me radhë për mos investimet në sistemin e shëndetësisë”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka pyetur Vitinë se sa maska kanë qenë në ministri kur ai e ka marr detyrën si ministër.

Haxhiu gjithashtu ka pyetur ministrin edhe për kontratën me kompaninë “Agani”, ku kjo kompani nuk ka pasur autorizim marketingu, raporton EO.

“Sa maska ka pasur ndërkohë kur ju e keni marr ministrinë e shëndetësisë, është thënë se kanë qenë 60 mijë. Çfarë lidhje keni pasur me kompaninë Agani dhe cili është relacioni me të sot. MSh ka nënshkruar kontratë me kompaninë Agani për morfinë, dhe për më keq qendra klinike spitalore ka pasur kontratë valide deri në një datë, dhe është dashtë ministria me nënshkruar kontratë me një kompani që nuk ka pasur autorizim marketingu”.

“Kompania ‘Lego’ ka përfituar mbi 3 milionë kontratat në kohën sa keni qenë ju ministër, a e keni ditur lidhjen e kësaj kompanie me VV-në, sepse në bazë të publikimeve rezulton se njëri prej tyre është pjesë e VV-së. Pas rastit të Agon Musliut, në deklaratën e juaj është thënë se MSh-ja nuk ka pasur informacion”.

-Sponzor-