Arrestimi i Gjuriqit: “Luftë e AKR-së” apo mesazh i Perëndimit për Serbinë?

0

Për ngjarjen e ditës së sotme të ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ka shruar Profesori Universitar Milazim Krasniqi.

Ai flet për arrestimin e Marko Gjuriqit si dhe pse ka mundur të ndodh.

Sponzor

Profesori Krasniqi i jep tri mundësi zhvillimi që kjo ngjarje ka mundur të jetë e motivuar.
Për më shumë lexoni shkrimin e tij të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij personale Facebook.

Arrestimi i Marko Gjuriqit, që u bë sot në Mitrovicë, mund të jetë i motivuar nga njëra prej këtyre tre zhvillimeve

1. Si parapërgatitje psikologjike për miratimin e Statutit të bashkësië së komunave serbe. Me këtë ashpërsim, shqiptarët mund të ndihen triumfues dhe ashtu bëjnë më lehtë lëshime në statut, ndërsa serbët bëhen më racionalë, pasi e kuptojnë që me atë bashkësi komunash nuk mund të ndërtojnë “shtet në shtet.” Pra, në këtë rast ky arrestim do të ishte një eskalim i kontrolluar i situatës, “një luftë” e lënë në duart e AKR-së.

2. Arrestimi mund të jetë sinjal se aleanca e Serbisë me Rusinë do të ndëshkohet në të ardhmen. Pikërisht sot administrata e SHBA-ve ka marrë vendim për dëbimin e 63 diplomatëve rus nga toka amerikane. Britania e Madhe tashmë ka dëbuar 23 diplomatë rusë. Pritet që edhe shtetet e tjera të BE-së e NATO-s, duke përfshirë edhe Shqipërinë, të ndjekin këtë shembull, pra, ta ashpërsojnë kursin kundër agresivitetit të Rusisë. Në këtë sfond, edhe goditja ndaj Serbisë me dorën e Kosovës, mund të jetë një mesazh.

3. Pas mbylljes së problemit të demarkimit të kufirit me Malin eZi, Kosova ka hapësirë më shumë që të mirret me ndërhyrjet brutale të qeverisë serbe në vend, e cila moti e ka mbushur kupën. Pra, duke injoruar edhe presionin e Listës Serbe, politika kriminale e së cilës është toleruar deri tash, për shkak të ashëprsisë s ëkonfliktit në raborrin brendashqiptar.

Cilado që të jetë arsyeja e arrestimit të Gjuriqit dhe spektakli me të, një gjë është e sigurt: Serbia e ka marrë mesazhin e duhur se ndërhyrja e saj idiotike e kriminale me trena, me popa, me zgjedhje, me vrasje politike si ajo e Ivanoviqit dhe me emisarë kriminelë, si ky Gjuriqi, duhet të marrë fund. Ose do të ketë rikthimn në politikën e konfliktit të hapur. Por, me një Rusi të kompromentuar në sytë e Perëndimit, gjasat e Serbisë për synimet e saj për destabilizimin dhe ndarjen e Kosovës sërish janë zvogëluar.

Prangat në duart e Gjuriqit janë dëshmi. Mundet që ai edhe më tutje do të ulërasë si qen stani, “Ovo je Srbija!” (Kjo është Serbi!) por pamja me pranga në duar, do ta bëjë qesharakë në atë rast. Në ditët në vijim, do të kuptohet më qartë se çka fshihet tamam pas këtij arrestimi të bujshëm dhe të domosdoshëm. (Dëshira ime është që të jenë shkaqet në pikën 2 dhe 3, e jo nën 1, si patate e nxehtë në duart e AKR-së para lëshimeve, për bashkësinë e komunave me shumicë serbe. (26 mars 2018)

-Sponzor-