Arrestohen dy të dyshuar për shpërndarje dhe shitje të drogës

0

Patrulla e Stacionit Policor të Istogut, më 6 shkurt 2019, në një fshat të Istogut, ka identifikuar një veturë të dyshuar, ku të njëjtën ka arritur ta ndalojë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë hasur tetë thasë të mbështjellë në të cilët dyshohej se kishte lëndë narkotike.

“Më pas rastit i janë përgjigjur zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Pejë. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Lajmi.net.

Sponzor

Të dyshuarit e arrestuar janë: K. lindur në vitin 1990 m/sh/k; S. lindur në vitin 1995 m/sh/k.

Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Sponzor-