Ashpërsohen masat kundër Covid-19: Bëhet obligative edhe bartja e maskave

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar për propozimin e masave të reja gjatë pandemisë me COVID-19, të cilat edhe u miratuan nga kabineti qeveritar.

Zemaj ka thënë se do të bëhet mbyllja e zyrave ku ka raste pozitive, dhe personat e kontaktit do të vetizolohen për 14 ditë.

Sponzor

“Kontaktet e personave të infektuar të vetizolohen për 14 ditë dhe në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të IKSHPK-së”, tha Zemaj.

Ai tha se me qëllim të parandalimit të koronavirusit, është bërë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial.

Rekomandimet tjera:

Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së

Bartja e maskave të jetë obligative

Punëonjësit dhe palët të mbajnë maska

Kontroll rigoroz të bartjes së masave në hyrje të secilit institucion

Ndalim i vizitave të famikjarëve te personat

Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska

Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjare

Komunat të aktivizojne shtabet lokale

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e ploeqve

Disa prej masave që propozoi ministri i Shëndetesisë

-Sponzor-