Austria pranon prekjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

0

Gernot Blumel, ministër federal i Austrisë për çështjet e Bashkimit Evropian, ka lënë të enjten në Prishtinë porosinë se, për shtetin që ai përfaqëson, është e pranueshme secila zgjidhje paqësore që mbërrihet ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë.

E, midis zgjidhjeve, nuk e ka përjashtuar as ndryshimin e kufijve.

Nga korriku, Austria e ka marrë presidencën e BE-së dhe, mes çështjeve që i ka prioritizuar, është edhe stabiliteti në rajon, shkruan Koha Ditore.

E vendet më të fuqishme të Evropës, sikur është Gjermania e Britania e Madhe, kanë dalë kundër idesë së negocimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pikërisht nga frika se një marrëveshje për këtë do ta destabilizonte rajonin.

-Sponzor-