Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, përmes një postimi ka njoftuar se Banka Ekonomike ka dhuruar donacion për ti mbështetur nevojtarët.
Pacolli, këtë njoftim e ka bërë në vazhdën e përkrahjes të familjeve në nevojë.
Ja postimi i tij;
Në vazhdën e ndihmës për fëmijët e familjeve me asistence sociale, Banka Ekonomike ka dhuruar sot donacion tableta 📲 për nxënësit e Komunës së Prishtinës.
Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Fatos Krasniqi, ZëvendësKryeshefja Ekzekutive e Bankës Ekonomike, Hamide Pacolli Gashi, dhe një pjesë e menaxhmentit në takim premtuan se do të vazhdojnë edhe me forma të tjera të mbështetjes për kategori të caktuara.
Falenderojmë menagjmentin, stafin dhe pronarët e Bankës Ekonomike për kontributin e veçantë.
#RriNshpi