Baton Haxhiu: Franca e ndau Mitrovicën më 1999, ishte KFOR’i francez që e bëri

0

Analisti i njohur, Baton Haxhiu ka deklaruar se ishte Franca ajo që ndau Mitrovicën e Veriut në vitin 1999, shkruan Gazeta Metro.

Haxhiu ka thënë se ishte ishte dëshmitar kur Franca në vitin 1999 ndau Mitrovicën, ku vendosi kriterin për ndarjen e Lumit Ibër.

Ai thotë se KFOR’i francez e ndau Mitrovicën më 1999, sipas tij ekziston sot mur i vendosur nga ata si ide se si deshën ta ndajnë Kosovën.

“Franca ka qenë e para që e ka vendosë kriterin e ndarjes në Lumin Ibër në vitin 1999 dhe unë jam dëshmitar i asaj dhe kjo Evropë për të cilin po flet ti multietnike ka qenë për ndarje”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

“KFOR’i francez e ka ndërtuar idenë e murit, nëse e din ekziston sot si fakt historik se në vitin 1999 KFOR’i francez e ka vendos idenë e murit dhe sot ekziston ai mur si shembull se si kanë dashur ta ndajnë Kosovën”, tha Haxhiu në “Real Story”, në News24, transmeton Gazeta Metro.

Haxhiu thotë se ishte vetëm Amerika ajo që erdhi në Kosovë për çlirimin e saj dhe për ta ndërtuar kombin kosovar.

“Amerika ka qenë e vetmja ajo që ka ndërtuar konceptin multietnik dhe që ka hy në Kosovë për çlirimin e saj, për ta ndërtuar kombin kosovar”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

Haxhiu po ashtu ka deklaruar se ishte Gjermania ajo që kërkoi autonomi për serbët në Veri./

-Sponzor-