Bazamenti filozofik i trajtimit të rinisë si grup shoqëror, që i takon të tashmes dhe jo vetëm të ardhmes

0

Se rinia duhet të angazhohet në politikë dhe në institucione, madje duke qenë edhe bartës të tyre nuk është thjeshtë pragmatizëm elektoral-politik, por ka bazament në shkolla dhe sisteme filozofike më të avancuara në filozofinë perendimore.

Kërkesa themelore e John Grey është angazhimi politik nën arsyetimin që qeverisja në demokracinë liberale nuk është e determinuar, por është ashtu siç e bëjmë ne. Ndërkohë që, ekzistencialistët francezë të cilët kritikuan të gjitha sistemet, njeriun e konsiderojnë si QENIE AKTUALE NË KOHË dhe jo vetëm si “qenie që i takon të ardhmes”.

Sponzor

Kërkesa që sot të sakrifikohemi, në mënyrë që nesër të jemi në vendimmarrje dhe pjesë e proceseve të rëndësishme për vendin është mendësi e sistemeve totalitare dhe mohim i qenies njerëzore në aktualitet (Heidegger-Dasein).

Rrjedhimisht, angazhimi im dhe i kolegëve nga AAK-ja është i bazuar mbi parimet e demokracisë liberale dhe mendimeve më të pastërta të mendimtarëve europian, e jo thjeshtë çasje pragmatiste dhe utilitare-politike.

NE JEMI E TASHMJA DHE E ARDHMJA, ndërsa siç do të thoshte Karl Popper “Ata që vetëm premtojnë parajsën për të ardhmen, në fakt do t’ua sillnin ferrin”.

Erblina N. Tahiraj

-Sponzor-