Besnik Bislimi liroj nga borxhi prej 20 milion euro Kompaninë Limak, dy ditë para votimit të Qeverisë Hoti

0

Ish-ministri i financave dhe transfereve nga Vetëvendosje në Qeverinë Kurti, Besnik Bislimi, një ditë para se të votohej Qeveria Hoti, nënshkroj një vendim, përmes së cilit vendim ia shtynte kompanisë “Limak”, pagesën e taksës prej afro 20 milion euro, për dy vite, raporton Gazeta NewBorn.

Skandali i ish-ministrit Bislimi, ishte tejet i madh jo vetëm për faktin se një minstër nuk ka të drejt të lidoj nga pagesa asnjë kompani, por edhe me datën të cilën e nënskroj vendimin.

Sponzor

Gazeta NewBorn, ka siguruar këtë vendim, të cilin Bislimi e nënshkroj një ditë para se të votohej Qeveria Hoti, ndërsa është protokolluar në ditën kur u votua Qeveria e re.

Por fatin e Limak-ut nuk e kanë pas edhe kompanitë tjera të Kosovës, përkundrazi shumë nga to kanë falimentuar dhe disa tjera po hasin në probleme të mëdha ekonomike.

-Sponzor-