Bishtëdjegur profiter të politikës, nuk po digjet Bota jo!

0

 

Kosova nuk ka kurrfarë krize përveç asaj morale.
Kriza shtetërore po vlon vetëm në ju dhe rreth interesave tuaja, pushtetar!
Matrapazët e politikes po spekulojnë me Ligjin e Buxhetit.
Buxheti përgatitet si Ligj dhe si i tille miratohet nga parlamenti.
Kosova ka parlament.
Ligjin e buxhetit e përgatitë qeveria e Kosovës, në funksion pozitiv, bazuar në planet e punës së dikastereve dhe të të gjitha kategorive buxhetore institucionale në shtet.
Ligji buxhetit si i tille veç është i përgatitur me kohë nga qeveria në detyrë. Si rezultat nuk ka krizë në këtë aspekt. Pra, mjetet janë të zotuara ligjërisht, për të gjithë zërat buxhetor.
Por, qeveria nuk e miraton por e përgatitë dhe e dërgon për miratim në Parlament. Parlamenti duhet ta miratoj meqë debatet veç janë shteruar me qeverinë e kaluar. Meqë nuk ka qeveri të re, në interes të funksionalitetit institucional, për të ruajtur vazhdimësinë e funksionalitetit të shtetit, ky parlament obligohet ta miratoj. Me konstituimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, me procedurë të jashtëzakonshme apo në afatin ligjor të rishikimit të buxhetit, mund tw bëhen rialokimet e nevojshme sipas vlerësimit dhe objektivave programore që nuk mbulohen me buxhet kuptohet duke ruajtur konformitetin me FMN.
Pra nuk ju bënë nderë përfaqësuesve politikë të cilitdo subjekt të spekulojnë me këtë teme në logjiken ” Po na digjet bishti Ne e u dogj e tërë bota”.

Mirjeta Hida

-Sponzor-