BIZNESMENI I DYSHUAR PËR VJEDHJEN E 200 MIJË EUROVE, PËRKRAHËS I FLAKTË I ALBIN KURTIT

0

Biznesmeni dhe ish-kryetari i degës së AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli është njëri ndër përkrahësit e flaktë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurit, shkruan Gazeta Insajderi.

Madje, Kurti në vitin 2017, gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, e kishte vizituar fabrikën e lëngjeve, “MS QUALITY”, pronar i së cilës është Sabit Pacolli.

Sponzor

Gjatë kësaj vizite, Pacolli kishte deklaruar: “Për mua, Albin Kurti është kryeministri jem”.

Por, jo edhe shumë ditë, pas kësaj vizite të Kurtit, Sabit Pacolli ishte arrestuar nga Gjykata e Qarkut në Malmo të Suedisë. Ai akuzohej se gjatë periudhës 2015, 2016 dhe 2017 , ka vjedhur mbi 200.000 euro nga kompania e bamirësisë HSB, ku vet është kryetar.

Pacolli ishte arrestuar derisa po shkonte në një takim në Agjencinë Suedeze të Tatimit. Ai ishte mbajtur në paraburgim për afro 11 muaj, shkruan Insajderi.

Për arrestimin e tij kishte folur prokurori suedez, Bo Birgerson. Ai kishte thënë se arrestimi i Sabit Pacollit erdhi si pasojë e dyshimeve të besueshme për keqpërdorim të parave.

“Desha të sigurohem që hetimi ynë preliminar të përfundojë para hetimit të Agjencisë Suedeze të Tatimit”, kishte thënë prokurori Bo Birgerson.

Edhe gjykata e qarkut dha vlerësim të njëjtë: ekzistonte rreziku se Pacolli do të shkatërronte hetimin nëse do të lirohej dhe ekzistonte rreziku se ai do të ikte me aeroplan.

Për Pacollin kishte shkruar edhe përditshmja suedeze “Sydsvenskan”.

Sipas kësaj gazete, Pacolli ka vjedhur mbi 200.000 euro nga kompania e bamirësisë HSB.

“Sydsvenskan” kishte shkruar një artikull me titull “Shoqata HSB është grabitur – kryetari ka ndërtuar fabrikë dhe vilë luksoze në Kosovë”.

Sipas hulumtimit që gazeta pretendon ta ketë kryer, kjo grabitje e Pacollit kap vlerën e dy milionë krunave, ose mbi 200.000 euro.

Pas kësaj, Pacolli përmes një letre kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozicionet brenda AKR-së. Largimin e tij e kishte konfirmuar edhe  Aleanca Kosova e Re, përmes një njoftimi për media.

“Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore por edhe në rrjetet sociale nga vet z.Sabit Pacolli”, thuhet në sqarim. Tendenca për manipulimin e qytetarëve përmes informimit të gabueshëm dhe tendencioz, është i dëmshëm dhe i papranueshëm për Aleancën Kosova e Re”, thuhej ndër të tjera në sqarimin e AKR-së.

Mirëpo, pas afro 1 viti, Pacolli ishte liruar nga paraburgimi. Lirimin e tij e kishte konfirmuar vetë ai përmes një postimi në ‘Facebook”.

-Sponzor-