Blero dhe Afrona do të jetojnë së bashku, blejnë banesë në Prishtinë me këtë çmim marramendës

0

Duket se dyshja e estradës shqiptare po bëhet gati të jetojnë së bashku në një apartament.

Bëhet fjalë për Blerim Muharremin dhe Afrona Dikën, të cilët kohë më parë ishin fejuar dhe së shpejti pritet të kurorëzohen.

Sponzor

Por, dyshja ka marrë një hap të madh para martesës duke u bërë me “kulm mbi shtëpi”.

Çifti ka blerë një apartament në periferi të Prishtinës, i cili ka kushtuar rreth 350 mijë euro.

“E vërtetë është që kemi blerë banesë në Prishtinë, dhe shuma është e afërt me të cilën po thoni ju”, tha shkurt Blero për Telegrafin, cili gjendet në shtetin gjerman, ku do të mbajë një numër koncertesh.

Ndryshe, Blero dhe Afrona ka vite që janë bashkë dhe se për detaje të tjera do të informoheni në të ardhmen.

-Sponzor-