Blici serb: Vuçiq në shtator e viziton Kosovën

0

Shtatori mund të jetë muaji kur do të zgjidhet çështja e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i vizitojë serbët në Kosovë ku më pas do të udhëtojë për në Kinë, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Sponzor

Pas Kinës, Vuçiq do të udhëtojë për Nju Jork ku do të flasë në Kombet e Bashkuara, transmeton Lajmi.net.

Sipas gazetës, presidenti i Serbisë pret ofensivë diplomatike gjatë muajit shtator.
Ndërkohë sot në orën 11:00, Vuçiq do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për negociatat me Kosovën.

Javën e kaluar Vuçiq iu bëri thirrje serbëve për qetësi dhe të mos binin pre e provokimeve pasi ishte paralajmëruar nga Sava Janjiq se serbët do të shpallin autonomi në veri të Mitrovicës.

 

-Sponzor-