Brahimaj: Adriani është vet sinonimi i kësaj sakrifice të lavdishme

0

Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brabimak, ka kujtuar ditën e rënies së heroit Adrian Krasniqit.

Përmes një postimi, Brahimaj ka shkruar se Krasniqi është sinonim i kësaj sakrifice.

Sponzor

Postimi i tij;

Ditët si 16 tetori, na e rikthejnë kujtesën, se sa e lavdishme ishte sakrifica e Heronjve për të vendosur themelet e lirisë.
Adriani është vet sinonimi i kësaj sakrifice. U njohëm në ditë të vështira. Bashkudhëtuam gjatë. Kur ne në Jabllanicë u rrethuam, me 15 tetor 1997, Adriani me shokë u nis nga Açareva në drejtim të Kliçinës, për të kryer sulmin që ne ta kishim më të lehtë përballjen me armikun.
Ai ishte dhe sulmi i fundit i tij. Por, emri i tij u nderua me shumë beteja deri në çlirimin e vendit.
Lavdi!
#LahiBrahimaj

-Sponzor-