Brenda rezidencës së re të Justin Bieber në Kanada

0
Justin Bieber ka blerë një rezidencë të re në vlerë 3.9 milionë funta.

Ylli i pop-it i cili kohët e fundit është fejuar me Hailey Baldwin ka blerë një shtëpi të re, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këtë rezidencë, ai e bleu përball liqenit në Kanada, ndërsa përfshin 101 hektarë.

Kjo mund të jetë shtëpia e përsosur për familjen e tij dhe brenda saj gjenden plot gjashtë dhoma gjumi.

Rezidenca luksoze ka palestër private, një dhomë lojërash si dhe kinema brenda shtëpisë.

Dekori brenda shtëpisëështë i gjithi modern, ndërsa jasht gjenden edhe stallat e kuajve dhe zonën private të garës.

I ndodhur në brigjet e Liqenit të Puslinch, me të vërtetë është vendi ideal për të dashuruarit e rinj që të largohen nga të gjithë.

Justin propozoi për Hailey gjatë një udhëtimi në Bahamas muajin e kaluar, dhe më vonë konfirmoi lajmin në Instagram me një dedikim që i bëri modeles.

 

-Sponzor-