Çarë e tremb Ilir Meten?

0

Nuk kisha ndërmend të mbaja një qëndrim por duke qenë se njerëz afër jush akuzuan z.Rama se Kryesia dhe Partia Socialiste nuk po e mbështet në zgjedhjen e z. Gent Caka, më lejo tju them që nuk është aspak e vërtetë dhe nuk keni të drejtë të shpifni në emër të Partisë Socialiste.

Si një e re, si Zv.Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, më lejoni të ndaj me ju mendimin tim, e të shumë shqiptarve.
Marrëdhëniet me Jashtë i kam me shumë pasion dhe kjo më ka ndihmuar të dëgjoj shumë histori për ju, por këto histori do ti lë për ti trajtuar një herë tjetër…
Do të doja t’ju drejtohesha me “I nderuar President i vendit tim”, por rrethanat historike nuk na e lejojnë një gjë të tillë. Ndaj më lini t’ju drejtohem me z.Meta, i njohur së fundmi me nofkën “Me qetësi e dashuri”, një nofkë që do ta humbnit sapo po ju rrëshkiste pushteti nga duart, në verën e vitit 2017, vit zgjedhor ky. Ju si politikan i regjur që ishit, nuhatës i zoti i pushtetit e parashikues i mirë i erërave që do të fryjnë, e ndjetë në atë kohë rrezikun dhe nuk pyetët për Kushtetutën, por bëtë një fushatë të dhunshme për LSI-në. Askush nuk e harron se si e humbi qetësinë Likja i mirë me të gjithë.

Sponzor

Eh, z.Meta! Koha e ndyrë ku po jetojmë falë politikanëve si ju, e do që edhe pse hiç asgjë nuk keni bërë për shqiptarët, ne t’ju drejtohemi me “Zoti”, por kjo vetëm për hir të etiketës, jo për meritën tuaj. Ku është parë kjo?
Ka edhe një gjë të keqe. Ne shqiptarët vuajmë nga kujtesa e keqe, se në fakt ju nuk shquheni se keni qenë një politikan i qetë, madje sa herë ju shkundej pushteti, çfarë nuk nxirrnit nga goja…E prap të gjitha këto të justifikuara do ti kishit po ti kishit sadopak për zemër apo në plan të parë shqiptarët. Por jo! Fati ynë i keq nuk deshi kështu.
Të gjithë ne shqiptarët, i madh e i vogël e dinë se çfarë politikani jeni ju. Nuk ka propagandë t’ju lustrojë e as make up për ju! Nuk ka shqiptar që nuk e di çfarë keni bërë në karrigen e pushtetit nën hundën e flamurit, ku pas shpinës së zyrës suaj kishit figurën e Ismail Qemalit dhe mernit e vazhdoni të merni vendime që vetëm shqiptarët nuk kanë në fokus. Takime që shkoni me demek se ju qan barku për diasporën e Arbërinë, e ndërkohë mbyllni hesapet e bizneseve tuaja për forcimin e rrënjevë të pushtetit tuaj dhe largimin e elitave e mendimtarëve nga vendi ynë… Kjo pra z.Meta është atdhe-dashuria juaj? Për këtë lloj dashurie e keni fjalën?
E dimë që administratën e keni mbushur me militantë që çojnë çdo porosi në vend dhe e di ku është më e keqja? Shqiptarët e ndershëm janë mpirë nga ligësia juaj, ata vetëm vështrojnë dhe të shkretët thonë “O Zot na shpëto!”. Si mundet ju? Ti shiteni atyre si shqiptar e atdhetar?? Është patetike e thënë nga ju “Shqipëria mbi të gjitha” kur nën hundën e flamurit tonë kombëtar merni vendime të gjithëçfarë lloji që vetëm shqiptarëve nuk i interesojnë… Po kur ju dhembi ju për shqiptarët?

Kur ishit në krye të LSI-së, a nuk morët flamurin si forca politke në përkrahje të të rinjve? Madje e akuzuat Edi Ramën se nuk i përkrahte të rinjtë, gjë e cila nuk është aspak e vertëtë. A nuk keni vënë të rinj edhe më pa eksperiencë se z. Caka? I njoh shumicën prej tyre dhe modestisht mund të them që janë shumë larg modelit të të rinjve që ka promovuar e përzgjedhur vetë Edi Rama. Çfarë përvoje kishte znj. Gjosha në krye të integrimit? Çfarë përvoje diplomatike? Pse gjithë ky ngulm z. Meta? Mua më shumë se ngulm, më ngjan si panik nga ana juaj. Pse gjithë kjo këmbëngulje nga ana juaj? Pse gjithë kjo këmbëngulje për të luftuar një të ri të papërlyer? Shikoj z.Meta që ju dhe e gjithë kasta politike e të ngjashmëve me ju, paskeni një lloj frike nga të papërlyerit…
Shumë e qartë, ne nuk na tërhiqni dot nga hundët, ne nuk mund të bëhemi palë me ju e të punojmë kundër interesave të Shqipërisë. E thjeshtë fare, ne të papërlyerit përbëjmë kërcënim për pozitat tuaja, të arritura me mbështetje shumë të dyshimta…
Pse nxirrni teori lufte në sfond? Kaq shumë e doni ju Kosovën? Apo thjesht, si shumë të tjera në karrierën tuaj, zakoni ua do të hiqeni sikur?

Larg qoftë, dhe unë nuk dua ta besoj, por gojët e liga thonë që ju kanë dhuruar një shtëpi në Beograd! Nuk dua të zgjatem më shumë se nuk dua të bëj teori konspiracioni si ju e çeta që ju sponsorizoni, pasi shumë flitet për ju, financimet, bizneset dhe mbështetësit tuaj, që gojët e liga thonë që janë anti-shqiptarë.
Tani nuk bëj dot lidhjen pse ju hiqeni si patriot? Nejse, këto nuk janë as objekt debati i ne njerëzve të thejshtë, por objekt hetimi…
Z.Meta e vërteta është që juve po ju zien koka për Bankën, KLSH-në, Universitetin, Konsullatat dhe rrënjët tuaja të thella që po kalben e po pastrohen një nga një nga flamuri ynë, të cilin keni kohë që po e njollosni…
Z.Meta koha juaj po mabron dhe çdo ditë e më shumë ju do të egërsoni luftën tuaj me çdokënd që mban larg ju dhe grupin tuaj ndaj të keqes që doni të bëni mbi historinë e Shqipërisë, kjo sa vjen e qartësohet më shumë edhe për shqiptarin më menefregist e të paditur…
Z. Meta mos i detyroni shqiptarët që ju vështrojnë heshturazi çdo ditë e janë të mpirë nga hipokrizia e babëzia juaj të ngrihen e të zbrazin mbi ju revoltën që ka shkaktuara maska juaj prej politikani të ekuilibrave e prej patrioti. Askush nuk i beson këto, as mediat që paguhen prej jush për të kuruar imazhin tuaj… Kini kujdes nga mllefi që kanë shqiptarët ndaj jush e kastës që ju përfaqësoni! Mos i kanosni shqiptarët me destabilitet se do tju ngrihet e gjitha kundër e do ikni me turp nga ky vend!

Z.Meta, mos i hidhni benzinë zjarrit! Lërini shqiptarët të bëjnë shtet dhe mos i merrni në gremininën ku po afroheni, nga dita që keni nisur të tradhëtoni interesat kombëtare…
Shumë sinqerisht,
Me aspak konsideratë ndaj jush, me revoltë ndaj jush e kastës politike që ju përfaqësoni dhe me shpresën se Shqipëria do të bëhet pa ju dhe kastën e politikanëve si ju!
Një qytetare e thjeshtë, një vajzë e re, një e re në politkë, një shqiptare!

-Sponzor-